Policia, kontrolle për kapjen eVladimir Gjutës

Policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e shtetasit Vladimir Gjuta, personi i cili akuzohet se vendosi eksploziv tek farmacia e babait të ministrit Tahiri. Policia ka ushtruar kontrolle në orët e vona të natës në lokalin “Vila Gjuta”, që ndodhet tek “Rruga e Elbasanit” në kryeqytet, por rezultoi që nuk u gjet.

Vladimir Gjuta akuzohet si organizator i vendosjes se tritolit në biznesin e babait të ministrit Saimir Tahiri, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt të këtij viti.

Grupi kriminal i cili përgatiti vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit tahiri përbëhej nga 7 persona. Të njëjtët persona akuzohen edhe për vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

 

SHKARKO APP