Policia kufitare u bllokoi skafet, pas Vlorës edhe Velipoja në protestë: Me atë punë hamë bukë
Pronarët e Jetski-ve në Velipojë kanë dalë ne një protestë. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit pasi janë të rregullt me dokumentacionin dhe janë të kujdesshëm në lëshimin me qira.
Ndërsa policia kufitare nuk i lejon të dalin në det dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Pronarët e Jetski-ve kanë kërkuar zgjidhjen e problemit pasi me këtë biznes sigurojnë të ardhurat e tyre.
“Pas ngjarjes që ndodhi jemi të mërzitur se jemi familjarë vetë. U bllokua çdo gjë, erdhi një urdhër dhe policia kufitar tha se nuk duhen nxjerrë Jet skit-të në ujë. Kaq ishte dhe nuk kemi gjetur më asnjë mundësi që të dalim t’i hedhim. E pamë të arsyeshme që t’i drejtohemi medies. I bëjmë thirrje të na japin një zgjidhje. Dikush i ka për të ngrënë bukë, dikush i ka për biznes. Unë jam nga ata që e shfrytëzoj në ndonjë rast të veçantë, por më tepër i kam për qef”- shprehet njëri prej pronarëve të Jetski-ve.
KOHA JONË SONDAZH

