Policia, masa sensibilizuese për vendosjen e rripit të sigurimit

Policia e Shtetit vijon fushatën për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për vendosjen e rripit të sigurimit,  për zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor.

Kodi rrugor i ndryshuar parashikon që për mos zbatim të nenit 170,  masa administrative  varion nga 5.000 deri në 15.000 lekë , si dhe masa plotësuese pezullim i Lejes së Drejtimit nga 6 muaj deri në një vit për mungesë të pajisjes fiksuese kur është duke transportuar fëmijë nën moshën 12 vjeç.

Në këtë kuadër Policia e Shtetit, në mënyrë të veçantë Policia Rrugore do vijojë fushatën sensibilizuese  deri me datën 10.09.2016 ku do  ketë vetëm këshillime dhe pas kësaj date do zbatohen masat administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po vijojnë  fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës  për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por njëkohësisht paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate. Janë vendosur gjithsej 1.350 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, nga këta 3 të pa pajisur me Leje drejtimi  dhe 1 drejtues mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar gjithsej  23 Leje Drejtimi , nga këto: 2  për pije alkoolike, 14 për shpejtësi dhe 7 për shkelje të tjera të ndryshme. Gjate ditës së djeshme janë informuar 11.567 drejtues mjetesh për ndryshimin e nenit 170 te Kodit Rrugor.

 Po në të gjithe vendin janë këshilluar 463 drejtues mjetesh  për mos vendosje të  rripit të sigurimit.

Janë vendosur 86 masa për përdorim celulari,  18 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 188 masa të tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj, si dhe janë dërguar në OASH, 23 drejtues mjetesh.

Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor. Edhe gjatë ditëve  në vijim  Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?