Policia mësyn sërish në Shkozë, banorët ngrihen për të mbrojtur shtëpitë

Forca të shumta policie kanë shkuar edhe mëngjesin e sotëm në Shkozë, ku IKMT ka dërguar fadromat për të prishur tre shtëpi që kalojnë në gjurmën ku do të ndërtohet Loti III i Unazës Lindore të Tiranës.

Njësoj si dje, banorët e zonës janë ngritur në këmbë për të mos lejuar shembjen e banesave pa u kompensuar nga shteti. Policia u ka kërkuar që dje banorëve të boshatisin shtëpitë nga orenditë, por ata kanë kundërshtuar sidomos për padrejtësinë që thanë se u bëhet, pasi një pjesë ishin legalizuar dhe kompensuar, kurse ata jo. Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi ka shkuar në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehim. Edhe më 7 tetor, IKMT e mbështetur nga Policia ka shembur objekte në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?