“Policia na ka drejtuar armët”, protestuesit: Këlyshët e Ramës po na provokojnë!
Banorët e Astirit po protestojnë para ambienteve të jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takojnë me ngulm kryeministrin Rama dhe deputeten e zonës Blerina Gjylameti, që sipas tyre iu ka premtuar legalizimin e banesave në fushatë.
Një protestuese shprehet se ka policë të veshur civil që po provokojnë banorët, dhe sipas saj ato po hedhin shashka dhe kapsollë. Më tej ajo shton se policia nuk i ka provokuar, por i ka sulmuar dhe madje ka drejtuar armën kundrejt tyre.
“Nuk kemi hedhur shashka. Ka të lënduar midis nesh, u lëndua nëna ime. Policia duhet të bëjë detyrën dhe mos të ngrejë shkopa gomae kundër nesh. Ka pasur provokime nga policia. Janë klyshat e Ramës. Nuk janë hedhur shashka. Nuk provokoi policia ngreu dorën. Ndaj nesh.”- shprehet një protestuese.
“Kush është zaptues, ai që të nxjerr nga shtëpia është zaptues. Ai është zaptuuesi ai është kriminlei do të vazhdojmë deri në pikën e fundit deri kur të na japë përgjigje kryeministri.”- shprehet i irrituar ai.
KOHA JONË SONDAZH

