Policia ndalon 3 punonjës të bashkisë së Pogradecit

Bashkia e Pogradecit ka reaguar për një rast të pazakontë që ka përfshirë disa punonjës të saj dhe policinë e këtij qyteti. Tre punonjës të Ndërmarrjes së Gjelbërimit janë ndaluar nga policia e shtetit. Ata kanë qenë duke krasitur pemët e bulevardit kryesor, për ta bërë gati qytetin për sezonin turistik kur një grup policësh i ka hequr nga puna dhe i ka shoqëruar në komisariat.

Më poshtë reagimi i plotë:

Bashkia e Pogradecit dënon ashpër ndalimin e 3 punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit nga Policia e Shtetit. Sot, në përmbushtje të detyrës së tyre, punonjësit Kristo Pura, Qani Nurka dhe Altin Rushiti janë shoqëruar pranë Komisariatit të Pogradecit. Vërejmë se punonjësit e Bashkisë ishin në krye të detyrës duke krasitur pemët përgjatë bulevardit kryesor i cili prej ditësh po sistemohet për të qënë gati në hapjen e sezonit turistik. Bashkia e Pogradecit i është drejtuar zyrtarisht Prefektit dhe Policisë për këtë tejkalim të kompetencave të Policisë së Shtetit dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të mos ndikohet politikisht nga ish zyrtarë lokalë të korruptuar që janë punësuar në polici apo zyrtarë të tjerë që kërkojnë të pengojnë për qëllime politike Bashkinë por ti shërbejnë ligjit dhe interesave të qytetarëve. I bëjmë më dije qytetarëve se Bashkia e Pogradecit është në gadishmëri të plotë për ti dhënë qytetit të gjithë përgatitjen e duhur për të pasur një sezon turistik sa më të mbarë dhe se askush nuk do të pengojë Bashkinë në misionin e saj për ti shërbyer qytetarëve. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?