Policia ndërhyn me forcë mbi protestuesit e PD-së, ka të plagosur dhe të asfiksuar

Policia e Shtetit ka ndërhyrë me forcë mbi protestuesit e PD-së. Ka të arrestuar, të plagosur dhe të asfiksuar.

Pas kërkesës së Lulzim Bashës ka ndërhyrë policia. Ja se çfarë shkruan Basha në deklaratën e tij:

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë.

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, forcat e policisë kanë hedhur sasi të madhe gazi lotsjellës, duke bërë që protestuesit të largohen nga selia e PD.

 

SHKARKO APP