Policia në Bruksel zbulon 15 kg eksploziv

Policia belge në Bruksel ka gjetur 15 kilogram eksplozivë, 150 litra aceton, 30 litra ujë të oksigjenuar, detonatorë, një valixhe e mbushur me vida si dhe një kuti plastike.

Të gjitha dyshohet se ishin të gatshme për t’u përdorur për shpërthime të tjera. Bastisja u krye në lagjen “Schaerbeek”.

Kryeqyteti belg ndodhet ende në panik nga aktet e djeshme.

SHKARKO APP