Policia në këmbë për garantimin e sigurisë së Kryeministrave të Rajonit
Takimi i Kryeministrave të rajonit është mbajtur nën masa të larta sigurie.
Policia e Shtetit bën me dije se ka forcuar masat e sigurisë gjatë vizitës së Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës.
“Policia ka qenë në gadishmëri për të parandaluar ndonjë akt të mundshëm terrorist” thuhet në njoftimin për mediat.
Shërbimet e FNSh-së Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, si dhe agjentë të Drejtorisë Antiterror, janë të shtrira në aksin rrugor Rinas-Tiranë-Durrës.
Deri në këto momente nuk ka ndodhur asnjë incident, asnjë problem përsa i përket rendit e sigurisë.

