Policia: Në KZAZ e Dibrës, persona të paautorizuar
Policia e Dibrës ka sqaruar ndërprerjen e procesit të numërimit për disa minuta në KZAZ, nr. 19.
Sipas policisë, rreth orës 12:25, me kërkesë të KZAZ-së, efektivat e Policisë Dibër, me Vendim nr 1 të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, për të verifikuar dhe larguar nga ambientet e brendshme të KZAZ-së, të gjithë ata persona që kanë hyrë pa autorizim apo ata persona që ka këkuar KZAZ-ja për ti nxjerrë jashtë.
Polica ka kryer procesin e verifikimit të vlefshmërisë së autorizimit për secilin person që ndodhet brenda qendrës së numërimit të votave ku ka rezultuar se disa persona, të cilët i kishin marrë vetë anëtarët e komisioneve të numërimit të votave, ishin të pa paisur me autorizim përkatës.
Në këto kushte, efektivat e Policisë i kanë nxjerrë jashtë kësaj qendre këta persona.
Aktualisht ka rifilluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen fizike të godinës, si dhe për të mos lejuar asnjë person të paautorizuar të hyjë në ambientet e brendshme të numërimit të votave.
KOHA JONË SONDAZH

