Policia: Në një javë 21 arrestime, dhjetëra të proceduar ­

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës që lamë pas në luftën kundër paligjshmërisë. 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar teksa janë arrestuar 11 persona dhe ndiqen në gjëndje të lirë 7 të tjerë.

Janë ndaluar gjithashtu edhe 10 persona të cilët kanë prerë pyje, 3 janë arrestuar ndërsa 5 ndiqen në gjëndje të lirë e 2 janë shpallur në kërkim. Në fushën e ndërtimeve të paligjshme janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 35 autorë nga të cilët, 8 janë arrestuar në flagrancë, 25 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, janë evidentuar 11 raste me 11 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?