Policia në Rinas, një oficer në sallën e monitorimit operacional

Policia e Shtetit ka fituar akses në sallën e monitorimit të kamerave të sigurisë të aeroportit të Rinasit pas grabitjes së miliona eurove më 9 prill të këtij viti.

Pas ngjarjes së rëndë, si pjesë e planit emergjent të sigurisë është vendosja e një efektivi në sallën që më parë kontrollohet nga koncesionari për të shmangur vonesat në njoftimin e ço rasti të cënimit të sigurisë. Një masë tjetër që pritet të merret është edhe shtimi i personelit të komisariatit të Rinasit.

Komisariati i policisë së Rinasit ka fituar akses në sallën operacionale të sigurisë së aeroportit pas vendosjes në zbatim të planit emergjent të sigurisë si pasojë e grabitjes së miliona eurove më 9 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga policia e shtetit thanë se në ndryshim nga procedurat e mëparshme kur policia kërkonte nga koncesionari pamje të caktuara të kamerave të sigurisë, tashmë një oficer është vendosur gjatë gjithë kohës në sallën e monitorimit. Efektivi i komisariatit të Rinasit ndjek në kohë reale situatën në aeroport dhe për çdo anomali njofton menjëherë eprorët e tij duke shmangur kështu vonesat në komunikim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?