Policia padit drejtuesen e LSI në Durrës, Elona Guri pas protestës kundër gjobave arbitrare ndaj qytetarëve

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht drejtuesen e LSI në Durrës, Elona Guri, pas protetës që u zhvillua sot kundër gjobës 50 milionë lekë  që ju vendos pensionistit Abdullah Deliallisi.

Protesta u zhvillua para Drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe pjesëmarrësit respektuan masat anti covid duke mbajtur maska dhe distancë. Megjithatë Policia e Shtetit, ashtu si dhe në gjobën ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi ka vendosur të përdoret politikisht duke proceduar Elona Gurin.

Reagimi i plotë i Elona Gurit në Facebook:

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.

E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-cocid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj. Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.

Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit. Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin”.

Siç shihet dhe në videon më poshtë, protesta para Drejtorisë së Policisë së Shtetit ishte me maska dhe asnjë prej pjesëmarrësve nuk ka shkelur protokollin kundër pandemisë.

https://arkiva.kohajone.com/proteste-ne-durres-kunder-shtetit-policor-qytetaret-reagojne-per-gjoben-50-milione-leke-ndaj-75-vjecarit-abdullah-deliallisi/

SHKARKO APP