Policia në zi. Kolegët nxjerrin trupin e pajetë të Hajdarmataj nga rrënojat
Aktualitet E Martë, 26 Nëntor 2019 12:40
Forcat e Ushtrisë, bashkë me Forcat Speciale dhe ato të Policisë kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e Policit Barjam Hajdarmataj. Hajdarmataj është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e godinës së rrënuar të Kavalishencës, një repart në varësi të Ministrisë së Brendshme, nga vetë kolegët e tij. Hajdarmataj, ka shërbyer si Pedagog në Akademinë e Sigurisë, dhe ka qenë pjesë e shërbimit edhe në Kavalishencës së Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

