Policia nxjerr në terren flotën e re të makinave inteligjente (VIDEO)

Nisur nga aksidentet rrugore që ditët e fundit janë kthyer në një problem të madh, Policia ka nxjerrë në terren flotën e re të makinave të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave. ”Mjete logjistike bashkëkohore, që evidentojnë, në ecje, shpejtësinë e qarkullimit dhe lexojnë automatikisht targat e automjeteve”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë evidentuar nga makina inteligjente në rrugët e kryeqytetit 123 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi dy deri në tre herë mbi normën e lejuar, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit nga 3 deri në 12 muaj, janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 30.000 lekë të rinj, si dhe u janë zbritur nga 5 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia thekson se makina inteligjente dhe flota e makinave e pajisur me radarë e lexues automatikë të targave do të qarkullojnë jo vetëm në rrugët e kryeqytetit, por edhe në të gjitha qytetet dhe akset rrugore në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?