Policia përgënjeshtron PD për aksidentin e eskortës së Ramës

 

Policia e Shtetit ka sqaruar opinionin publik nëpërmjet një njoftimi për shtyp se rreth orës 14.40, në segmentin  Burrel – Klos në vendin e quajtur Shkëmbi i Butë është aksidentuar me motorrçikletë 125 Cm3 shtetasi K. K. 16 vjeç,  i pa pajisur me leje  drejtimi, i cili  ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal duke u dëmtuar lehtë.

Policia thotë se nga shërbimet e Policisë Rrugore të cilat ishin të planifikuara me shërbim në këtë aks, i është dhënë ndihma e parë duke e dërguar në spitalin e Burrelit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me pretendim e ngritur nga subjekti politik Partia Demokratike dhe deputeti i qarkut Dibër i subjektit politik Partia Demokratike se adoleshenti është aksidentuar nga eskorta shoqëruese e Kryeministrit, policia ka sqaruar se: “Gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti,  shërbimet e eskortimit dhe Garda e Republikës kanë qenë duke shoqëruar Kryeministrin në një segment tjetër rrugor, në drejtimin Peshkopi – Bulqizë dhe në orën kur ka ndodhur aksidenti, eskorta e Kryeministrit ndodhej afër  Bulqizës”.

SHKARKO APP