Policia përleshet me trafikantët e drogës, plagoset polici dhe një nga të arrestuarit

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Fierit teksa u kapën në flagrancë me 7.2 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.

Arrestimi i tyre u bë  në lagjen numër 2 në Roskovec, gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Street”.

Të arrestuarit janë Agron Xhaxhaj 27 vjeç banues në Roskovec dhe  Ergent Braçe 28 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njoftimin e policisë thuhet se “gjatë momentit të arrestimit, shtetasi Agron Xhaxhaj ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë  duke u përleshur me të dhe e ka  plagosur lehtë punonjësin me një mjet prerës, i cili ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Fier”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu, mësohet se “edhe punonjësi i policisë gjatë përleshjes ka plagosur lehtë në këmbë me armën e shërbimit shtetasin Agron Xhaxhaj”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik “.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?