Policia, plan shtesë për sigurinë gjatë festave
Pas ndalimit të lëndëve piroteknike, Policia pritet të marrë masa shtesë në kuadër të sigurisë gjatë ditëve festive. Mësohet se me marrjen e këtyre masave synohet rritja e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe kontrollin e personave me precedentë kriminalë dhe mbajtja e tyre nën vëzhgim.
Pritet të ketë rritje të efikasitetit të shërbimeve policore, identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, sigurimi dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale, rritja e pranisë policore në akset rrugore për të shmangur aksidentet si dhe forcimi i masave dhe kontrollit ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarre.
Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësojnë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës, për konflikte për motive të ndryshme, persona në kërkim, si dhe të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
KOHA JONË SONDAZH

