Policia procedon 25 persona, mes tyre një pedagogu i njohur dhe Robert Aliaj

25 persona, pjesë e protestës së studentëve të zhvilluar prej një jave para godinës së Ministrisë së Arsimit, janë proceduar nga Policia e Shtetit. Sipas ”News 24” mes të proceduarve janë edhe pedagogu Edmond Tupja, si dhe kantautori dhe artisti i njohur Robert Aliaj. Po ashtu, mes tyre janë proceduar edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike por ende nuk janë identifikuar emrat e tyre. Sipas policisë, shkak për nisjen e procedimit është organizimi i protestave të paligjshme dhe pa lejen e organeve kompetente. Sipas policisë, ata që bllokuan sheshin “Rilindja” janë fotografuar.

Mes të proceduarve të tjerë janë edhe:

Altin Goxhaj
Mirela Ruko
Pedagogu Redi Muçi
Klodian Leka

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?