Policia: Protesta, Bozdo nën hetim, 2 të ndaluar dhe 6 në kërkim

Dy persona janë ndaluar, disa të tjerë janë në kërkim, ndërsa do të hetohen në gjendje të lirë tre persona, mes tyre edhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo. Dhe kjo, sepse akuzohen si përgjegjës për protestën e djeshme tek parku i Liqenit Artificial, ku u dëmtua rrethimi i zonës ku do të ngrihej parku i lojrave.

Kjo konfirmohet nga policia, sipas të cilës, “protestuesit u konfrontuan me Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit duke i kundërshtuar fizikisht, më pas duke bërë thirje për veprime te dhunshme”.

“Protestuesit filluan të dëmtonin rrethimin e objektit në ndërtim si dhe kanë dëmtuar mjetet që ndodheshin në brendësi të objektit, mjete këto në pronësi të firmës “Kasel”, thuhet gjithashtu në njoftimin e policisë.

Më tej, policia thotë se ka ndaluar personat Petrit Fejzullai, 48 vjeç, banues në Tiranë dhe Hasan Molla, 50 vjeç, banues po në Tiranë.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për  Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, si pergjegjes për mbarëvajtjen e protestës; Suzana Dimushi, 37 vjeçe, banuese në Tiranë; Ergys Harkanaj, 39 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: G. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë; N. B., 49 vjeç, banues në Tiranë; F. D., 21 vjeç, banues në Tiranë; S. Rr., 28 vjeç, banues në Tiranë; Xh. D., 72 vjeç, banues në Tiranë; I. H., 26 vjeç, banues në Tiranë”, konfirmon mes të tjerash policia.

Duke përfunduar se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkatërrim Prone”, patashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

 

SHKARKO APP