Policia publikon emrat e tre të “fortëve” të shpallur në kërkim për vrasje
Policia e Shtetit ka nxjerrë emra të tjerë të perosnave që i përkasin botës së krimit.
Ditën e sotme janë bërë publike 3 emra të tjerë: Pjetër Pacani, Jak Gjini si dhe Besmir Xhebexhia, të cilët akuzohen për vrasje.
Informacion/
Tre të kërkuar të tjerë, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.
Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N.
Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.