Policia rol më të qartë në Zgjedhje, miratohet ndryshimi i PS-së

Policia e Shtetit do të ketë rol më të qarta në proceset Zgjedhore. Deputeti i PS-së, Alket Hyseni, ishte ai që solli këtë ndryshim i cili të martën u miratua nga Komisioni i Ligjeve dhe që reflekton. Në ligjin për Policinë e Shtetit do të ndryshojë gërma H e nenit 17:

”Policia zbaton detyrat në shërbim të administrimit të qetë dhe të rregullt të proceseve zgjedhore ose të referendumeve, bashkëpunon me administratën zgjedhore dhe raporton për veprimtarinë e strukturave të policisë në zgjedhje ose në referendume, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

Kjo nismë u mbështet edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Neni 131 i këtij projektligji, do të ndryshojë duke hequr fjalët procedim policor, si dhe fjala përgjim është zëvendësuar me Mbikqyrje. Ministria i ka quajtur këto masa të veçanta të cilat do të kontrollohen nga tre nstitucione, si Ministria e Brendshme, Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Përgjithshme. Ky projektligj, pritet që tashmë të kalojë për votim në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?