Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara

Polica Rrugore e Elbasanit kanë shtuar vigjilencën për menaxhimin e trafikut për të gjitha mjetet që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë Thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Me anë të një njoftimi Rrugorja bën apel për drejtuesit e makinave që të kenë kujdes me shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë dhe mos të kryejnë parakalime të gabuara.

Ata theksojnë që drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor të që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?