Policia Rrugore kërcënon kalimtarët: Do të ndëshkoheni nëse…
Policia Rrugore e Tiranës njoftoi se ka intensifikuar kontrollet ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, me parakalimet dhe manovrimet e gabuara në rrugë, nën ndikimin e alkoolit, pa leje dejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, shkeljet e semaforit, rastet e mitdhënies, etj.
Policia Rrugore thekson se gjatë 24 orëve të fundit por dhe në ditët e kaluara ka konstatuar se dhe nga qytetarët ka shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, ku qytetarët nuk respektojnë vijat e bardha, mbikalimet në ato vende ku ka, nuk respektojnë semaforin, apo nuk kontrollojnë rrugën për të kaluar nga një krah në krahun tjetër në ato vende ku mungon semafori. Ndaj, në ditët në vijim do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj qytetarëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë drejtuesëve të automjeteve, të mos ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos bëjnë maovrime të gabuara në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pasi masat penalizuese do jenë ekstreme, rrugët monitorohen me radarë dhe me shërbime të Policisë Rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur gjithsej 634 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto:
66 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
42 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse,
37 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
30 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
25 masa për parakalim të gabuar,
11 masa për shkelje të semaforit,
10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,
Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat: 30 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për pije alkoolike, e 11 për shkelje të tjera.

