Policia sekuestron arsenal me municione luftarake

Policia e Elbasanit, ka sekuestruar një arsenal me municione luftarake në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan. Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore. Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura, magazina apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Deklarata e plotë

Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata. Falë bashkëpunimit me qytetarët, zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake. Policia e Elbasanit, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, ndodhej një arsenal me municione luftarake.

Me marrjen e informacionit menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës. Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura , magazina apo tunele, personat që mund t’i kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë. Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP