Policia shkon për arrestuar për dhunim të gruas, i gjen 26 kg kanabis

Denoncimi për dhunë nga bashkëshortja i ka kushtuar një 53 vjeçari në Vlorë, Kjo pasi krahas akuzave për dhunë në familje do të përballet edhe me akuzën e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Policia thotë se “më datë 05.09.2017, pas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë prej shtetases E.N., pasi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, shërbimet policore kanë shkuar pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e shtetasit Bujar Nushaj”.

Gjatë kontrollit që strukturat e policisë kanë ushtruar në dy banesat e tij, përkatësisht në banesën e ndodhur në fshtin Babicë kanë konstatuar brënda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi,  në fshatin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë shpalljen në kërkim Bujar Nushaj, pasi ky shtetas  ishte larguar në momentin e mbritjes së Policisë.

Materialet iu referuan  Prokurorisë në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ”Dhuna në familje”, dhe ”Prodhim shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?