Policia shkrep armën për arrestimin e 20 vjeçarit në “Unazën e Re”. Ja kush është i “forti” që shkaktoi kaos

Policisë i është dashur të shkrepë armët për arrestimin e një 20 vjeçari të shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.

I riu Ndue Koleci, banues në Lezhë u arrestua në zonën Unazës së Re” në Tiranë.

Sapo pikasi policinë, i kërkuari tentoi të largohej me vrap, por forcat e rendit e kanë neutralizuar atë, duke e arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari është 20-vjeçari nga Lezha, Ndue Koleci, i cili akuzohet për vjedhje dhe kishte zgjedhur “Unazën e Re” në Tiranë për t’u fshehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i plotë:

Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim: Ndue Koleci, 20 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga agjentët e Komisariatit të Policisë nr 3, pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e “Unazës së Re” Tiranë.

Në momentin kur agjentët e policisë janë afruar për ta ndaluar, shtetasi Ndue Koleci, i ka bërë rezistencë punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe është ndjekur prej tyre duke përshkruar një distancë të caktuar rruge nëpër rrugicat e lagjes.

Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës, me Vendimin Penal të datës 05.05.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.

Në një video të publikuar nga “Jeta osh qef” tregohet momenti kur shkrepet arma, ndërsa klientët e një lokali aty pranë ngrihen të alarmuar. Pamjet u konfirmuan për Ora News nga zëdhënësi i Policisë së Tiranës.

{“videoid”: “1108796”, “sid”:”4″}

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?