Policia shmang tragjedinë mes familjeve të dy vëllezërve për prona në Durrës

Xhaxha e nip janë arrestuar në Durrës pas një sherri për pronën që për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Mësohet se dy vëllezërit Vangjel Parangoni dhe J. Parangoni, 60 vjeç janë konfliktuar fillimisht mes tyre mbrëmjen e djeshme dhe më pas janë përfshirë edhe djemtë e 60-vjeçarit. Të tre kanë goditur me grushte në kokë Vangjel Parangonin.

Në kohën që Vangjel Parangoni ka tentuar të qëllojë me automatik ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar. Gjithashtu është arrestuar edhe nipi i tij Edmond Parangoni, 33 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

Swiss Digital Mobile Reklama

– J. Parangoni 60 vjeç, banues në Durrës, vëllai i Vangjel Parangonit;

– K. Parangoni 27 vjeç, banues në Durrës, djali i J.Parangonit.

Policia ka sekuestruar edhe një arsenal armësh dhe fishekësh gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Vangjel Parangoni:

– një automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm

– një armë zjarri tip pistoletë;

– 107 fishekë të ndryshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?