Policia shoqëron gazetarin e A1 Report

 

– Një ngjarje e paprecedentë është shënuar me gazetarin e kronikës në televizionin A1 Report i cili është shoqëruar në komisariat nga policia ndërsa raportonte për një konflikt në Farkë të Vogël. 

Gazetari Dashamir Biçaku ka njoftuar redaksinë se efektivët e kontrollit të transportit rrugor e ndaluan dhe po e shoqërojnë në komisariat me argumentin se nuk ka të drejtë të filmojë. Një paradoks kjo kur detyra e gazetarit është të përcjellë ngjarjen tek publiku përmes pamjeve. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për çfarë po raportonte gazetari Biçaku?
Në Farkë të vogël protestohej kundër vendimit të kryekomunarit të Farkës Fatbardh Plaku i cili i ka hequr licencën linjës së autobusëve. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?