Policia shoqëron minorenin që kërcënoi Serbinë

 

Në postimet e fundit në një nga rrjetet sociale të Facebook-ut, të quajtur "Jeta Osh Qef", është shpërndarë një video e një djali minoren, i cili ka në dorë një armë zjarri duke qëlluar në ajër dhe të cilësuar  me mbishkrimin:   -"JA SI DO E PRESIM SERBINË NË VLORË" !!!

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me këtë raportim, Strukturat përkatëse të Policisë së Vlorës, pas hetimeve të kryera në mënyrë të menjëhershme,  kanë  bërë të mundur identifikimin e personit në fjalë, ku rezultoi se kjo video është realizuar nga shtetasi:

Swiss Digital Mobile Reklama

B.A.,16 vjeç, banues në lagjen "Osman Haxhiu", Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, një "Armë-Lodër" të ngjashme me një "Armë-Zjarri" të vertetë, konkretisht: tip Pistoletë, ngjyrë e zezë, me mbishkrimin "Ekol-Aras-Magnum", një krëhër me një fishekë, me kapsollë të pa plasur, ku në pjesën e majës ka një material plastik ngjyrë jeshile të ngjashme me ato të fishekëve zhurmues.

 

Policia ka bërë shoqërimin e personit të mësipërm në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe sipas deklaratës së tij, ai ka shpjeguar se kjo video është kryer para 20 ditësh në rrugën e lagjes së tij "Osman Haxhiu", në vendin e quajtur "Sheshi i Kateqit", me qëllimin e vetëm për ta postuar në profilin e Facebook-ut të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?