Policia shpall në kërkim 32-vjeçarin që plagosi një person me armë zjarri në Tiranë

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi në Rrugën e Dibrës, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.

Si pasojë e hetimeve të shpejta, autoritetet kanë lokalizuar dhe shpallur në kërkim F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 29 vjeç, duke e plagosur në këmbë. G. H. mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorit dhe për përfundimin e hetimit të plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?