Policia shpërndanë protestuesit para Parlamentit me “shihedhësen”
Mijëra qytetarë kanë protestuar para godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit, teksa në sheshin te pedonalja “Murat Toptani” ka pasur përplasje mes policisë dhe qytetarëve.
Nga turma ndërkohë hidhen gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit. Në të dyja hyrjet e Parlamentit duket sikur kemi të bëjmë me një skenë “lufte”, pasi policia ka vendosur të fusë në lojë edhe “shihedhësen”. Boti me ujë ka shpërndarë turmën nga hyrja e Parlamentit në krahun e qendrës “Toptani”, duke shmangur konfrontimin fizik.
KOHA JONË SONDAZH

