Policia shqiptare: Autobusi i serbëve mund të jetë qëlluar me gur

 

Me ne fund Policia e Tiranës ka shpërndarë një deklaratë për mediat mbrëmjen e së mërkurës lidhur me incidentin e goditjes së autobusit të kombëtares serbe gjatë rrugës për në hotel.

“Policia e Tiranës ben me dije se qe nga momenti i zbritjes se lojtareve ne aeroportin e Rinasit deri ne mberritjen e delegacionit ne Hotelin ku jane akomoduar nuk është konstatuar asnje problem” – thuhet fillimisht në deklaratë por më pas shtohet: “Ne momentin e mbërritjes perpara hotelit është vene re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gurë”.

Policia thotë se po punon per verifikimin e te gjitha rrethanave dhe zbuluar autorësinë dhe vendosjen përpara pergjegjesise personin qe ka kryer kete veprim.

SHKARKO APP