Policia shqiptare dhe greke zhvillojnë stërvitje të përbashkët me njësitë elitë në Tiranë
Njësitë speciale RENEA nga Shqipëria dhe EKAM nga Greqia zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi lart punën e efektivëve të RENEA-s, duke i cilësuar si shembull të disiplinës, kurajos dhe sakrificës, gjithmonë në vijën e parë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Ai theksoi se stërvitja ilustron profesionalizmin e dy njësive elitë dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë publike.
Rama u shpreh: “RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të Shqipërisë dhe Greqisë, gjatë stërvitjes së përbashkët treguan përkushtim maksimal. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë dhe veprojnë kudo ku ka rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.”
Kjo stërvitje ka karakter praktik, por njëkohësisht shërben edhe për ndërtimin e besimit dhe përforcimin e bashkëpunimit mes dy njësive, duke mundësuar shkëmbimin e eksperiencave dhe metodave operative. Ajo simbolizon gatishmërinë e dy vendeve për të punuar së bashku në përballimin e kërcënimeve ndaj sigurisë, si dhe avancimin e standardeve të trajtimit të situatave kritike.
KOHA JONË SONDAZH

