Policia shqiptare kalon në gadishmeri të lartë.SHISH survejon elementët e skeduar

Pas ngjarjeve të tmerrshme në aeroportin e Brukselit si dhe në metrotë ku si pasojë e sulmeve kamikaze deri tani raportohen mbi 28 të vdekur dhe mbi 136 veta të plagosur, ndonëse akoma nuk ka një raport të saktë për numrin e tyre, Policia Shqiptare ka kaluar në gadishmeri të lartë, sidomos në aeroportin e Rinasit dhe në pikat kufitare. Po kështu edhe në qendrat tregtare apo me shumë njërëz ka shtim të forcave të policisë si dhe nga SHISH. Janë nën survejim total krejt emrat e skeduar nga strukturat e shtetit të cilët dyshohet se kanë lidhje apo infiltrime të shtetit islamik.

Në aeroportin e Rinasit ka shtim të kontrollit të çdo personi si dhe forca speciale antiterror.

SHKARKO APP