Policia shqiptare nuk lë 16 persona të rikthehen në Shqipëri, kalojnë natën mes borës dhe acarit

Mbyllja e kufijve ka bërë që shumë shqiptarë të mbesin nëpër pikat kufitare për shkak të koronavirusit.

Mësohet se që prej paradites së djeshme, rreth orës 10:00, më shumë se 16 shqiptarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në tokën neutrale në Kapshticë.

Mësohet se policia në doganën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk i lejon të futen në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e kanë kaluar natën pranë një zjarri me kartonë në Kapshticë, teksa moti i acartë me reshje dëbore ka “pushtuar” zonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?