Policia shton masat në Rinas. Drejtori i Migracionit: Këtë verë kanë hyrë 100 mijë shtetas më shumë se në 2019-ën

Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë e të huaj më shumë se në vitin 2019.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese të marra nga Policia Kufitare e Rinasit, për të përballuar fluksin e madh në hyrje të turistëve dhe shtetasve shqiptarë që janë rezident në vende të ndryshme të BE-së, të cilët vijnë për pushime dhe turizëm në vendin tonë.

Merkaj ka biseduar me drejtuesit dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, për përballimin me sukses të fluksit shumë të madh në hyrje të turistëve dhe shtetasve të ndryshëm që kanë zgjedhur vendin tonë për pushime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që me lehtësimin e kushteve për të hyrë në vendet e BE-së, fluksi ka qenë në rritje, krahasimisht edhe me 2019 që ka qenë një vit relativisht me shumë fluks.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm në Komisariatin e Rinasit, nga data 1 korrik deri sot, ka një rritje prej 100 mijë personash. Kjo rritje nuk është parë vetëm në Rinas, por në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka një fluks të shtuar. Kryesisht hyrja është për arsye turizmi, ndërsa pjesa tjetër e personave që duan të hyjnë në Shqipëri janë për arsye pune ose për arsye të tjera të ndryshme”,- tha Merkaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?