Policia tërheq zvarrë protestuesit në Tiranë. Asnjë televizion nuk jep lajmin
Ndodhi ajo që pritej. Pushteti i lidhur me oligarkët dhe median kapën Shqipërinë. Tashmë do jenë me të fuqishëm kundër popullit. Shembullin e parë, direkt pas zgjedhjeve, e dhanë mbrëmë.
Policia e Tiranës ka përdorur forcën për të shpërndarë një grup të madh qytetarësh që protestonin kundër ndërtimit të një blloku pallatesh në vend të një parku publik. Banorët janë kundër vendimit të firmosur nga kryebashkiaku Veliaj dhe janë konfliktuar me ndërtuesit dhe policinë. Banorët kanë prishur edhje një pjesë të gardhit rrethues të kantierit të ndërtimit. “Parku është i qytetarëve”, kanë thirrur banorët, te cilët nuk duan që në lulishtja e lagjes të kthehet në pallate. Në vendngjarje janë edhe forca policore. Një pjesë e rrugës kryesore është mbajtur e bllokuar nga qytetarët.
Nëse ndjek edicionet e lajmeve këtë të shtunë dhe të dielë asnjë televizion nuk e jep lajmin e protestës së qytetarëve kundër shkatërrimit të lulishtes dhe këndit të lojërave pranë Parkut të Autobuzëve, në Tiranë. Pavarësisht se policia ndërhyri dhunshëm për t’i shpërndarë banorët që protestuan për ditën e dytë rresht kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve mbi parkun e fëmijëve. Pavarësisht se pas protestës u arrestua edhe pedagogu i Universitetit të Tiranës, Arlind Qori, që i ishte bashkuar qytetarëve.
Gazetarët e raportuan në redaksitë e tyre lajmin, por asnjë pronar televizioni nuk e jep lajmin, ndërsa rrjetet sociale kanë shpërthyer me foto dhe video të përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Pronarët e televizioneve kanë dhënë urdhër sot, që lajmi të bllokohet. Një protestë spontane, paqësore që zhvillohet në mes të Tiranës është zhdukur nga të gjitha televizionet.
Kjo mungesë informacioni vjen pasi pothuaj gjithë pronarët e televizioneve kanë interesa direkt me bashkinë dhe me kryeministrin. Kjo është oligarkia! E votuat vetë si popull? Ta gëzoni! Bile t’ua bëjnë me shumë se kaq!
Duroni, nuk keni parë gjë akoma!