Policia: U godit makina, jo ministri Ilir Beqaj (VIDEO)

Policia e Tiranës ka dhënë versionin e saj për ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes në Ministrinë e Shëndetësisë, ku një grup aktivistësh të Aleancës Kuq e Zi goditën me vezë e domate makinën e ministrit Ilir Beqaj. Policia konfirmon ngjarjen dhe thotë se AKZ po protestonte pa leje në ambientet e jashtme. Por sipas saj, ministri nuk ka qenë në makinë.

“Makina është goditur gjatë kohës që po parkohej dhe në brendësi ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit të ministrit, ndërsa ministri ndodhej në brendësi të institucionit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës. Sipas policisë, ministri ka mundur të shpëtojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?