Policia zbardh ngjarjen e vrasjes në Korçë, arrestohet fqinji i tij si autor i dyshuar

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në lagjen nr. 7, humbi jetën 67-vjeçari Petrika Treska.

Fqinji i tij, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” si autor i dyshuar i ngjarjes.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SHKARKO APP