FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Politika sherr dhe thirrje: Të lirohet Diana Bahçja

Neldioni i vogël, vetëm 20 ditësh po ushqehet me qumësht pluhur, pasi mamin e tij drejtësia e re në vend, e ka futur në burg, kjo për një gjobë. Gjendja ekonomike e familjes është shumë e vështirë, ndërsa gjyshi dhe gjyshja janë të sëmurë dhe nuk mund të përkujdesen sikurse duhet për nipin, dhe për të po kujdeset e motra, që është 11-vjeçe dhe babai i cili rendet edhe në Gjykatë ku kërkon lirimin e gruas.

Kjo ngjarje ka nxitur debat edhe në Kuvend, pasi është një ngjarje e rëndë dhe një çmenduri në të njëjtën kohë. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se duhej patjetër një diskutim me ministrin e Drejtësisë për këtë çështje, dhe se për të drejtësia për të me këtë çështje është treguar e padrejtë.

“Është një ngjarje e rëndë, e dhimbshme, e rënde, dëshpëruese. Këtu para disa ditësh nuk ngeli deputet pa uruar 8 marsin për like dhe sot nuk ka asnjë reagim. Kështu duhet të niste sot seanca plenare”,-tha Çupi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka tha se nuk ka nevojë për debat ndërsa është shprehur se po merren masat. Edhe ministrja për Shtetin dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të nënës lehonë. Spiropali i’u ka bërë thirrje organeve më të lartë të drejtësisë në vend që të përshpejtojnë veprimet dhe të lirojnë që sot nënën lehonë që të shkojë pranë fëmijës së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?