Politikanët e rinj/ Lapaj kryeson mendimin pozitiv, Shehaj negativ dhe Shabani njihet më pak

Nga politikanët e rinj, kë duan shqiptarët? Gjatë periudhës 22 shtator-02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri-Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.

Të pyetur nga Barometri Euronews-Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për liderët e partive apo lëvizjeve të reja politike, lideri me përqindjen më të lartë të mendimit pozitiv është Adriatik Lapaj me 46.2%, ndjekur nga Agron Shehaj 41.7%, Arlind Qori 31.3% dhe Endri Shabani 23.8%. Radhitja e liderëve të rinj lidhur me mendimin negativ kryesohet nga Agron Shehaj 33.4%, ndjekur nga Endri Shabani 26.8%, Arlind Qori 24.5% dhe Adriatik Lapaj 24.4%.

Lidhur me renditjen e tyre në lidhje me nivelin e njohjes, më pak i njohur mes tyre është Endri Shabani për të cilin 42.8% e të intervistuarve përgjigjen “Nuk e njoh”, ndjekur nga Arlind Qori 36%, Adriatik Lapaj 22.8% dhe në fund Agron Shehaj 16.8%.

SHKARKO APP