Politikanët me diplomë ”Kristal”
Në gusht të vitit 2014, Ministria e Arsimit mbylli 18 univesitete me argumentin se ishin jashtë standardit. Diploma, u bë si jorgani i atllasit në pajën e nuseve në kohën e diktaturës, që e kishin të gjitha nuset pavarësisht nga gjendja ekonomike e tyre.
Fenomeni i shit-blerjes së diplomave u rishfaq së fundmi sot, pasi policia njoftoi se kishte arrestuar Ahmet Muçaj , ish-pronarin e Universitetit “Kristal”, pjesë e listës së universiteteve të mbyllura në gusht 2014.
Në kohen e mbylljes së 18 unviersiteteve dhe pezullimit të 13 të tjerave, u publikuan mjaft emra deputetësh që ishin pajisur me diplomë në Universitetin “Kristal”, (Artan Gaçi i PS-së, Albina Deda e PD-së, Shkëlqim Selami i LSI-së, Bedri Hoxha i PD-së, Ylli Shehu i LSI-së por dhe Këshilltari i Kulturës në atë kohë Fate Velaj, deputet i PS-së) ndërsa vetë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla masterin e ka kryer në një prej universiteteve që iu pezullua licenca, por që më pas iu aktivizua sërish.
KOHA JONË SONDAZH

