Politikanët shqiptarë të Brukselit: Nuk i takojmë politikanët shqiptarë

Ky është Ahmet Gjana dhe kjo është Qendresa Gërlica. I pari është deputet në kuvendin e Brukselit dhe e dyta kandidate për kuvendin komunal të Bruskelit në zgjedhjet që do të mbahen më 14 tetor. Janë modeli më i mirë se si shqiptarët nga eigrantë integrohen kaq mirë në shoqërinë evropiane.

Të ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Gjana tregoi se prindërit e tij kishin ikur nga Kukësi në vititn 1956 si rezultat I represionit komunist. Më pas ishin vendosur në Kroaci dhe më pas në Belgjikë ku lindi ai. Pasi një jete plot sakrifica, Gjana u arsimua dhe u diplomua për ekonomi në një nga univesitetet e Brukselit. Por suksesin profesional nuk e la në planin personal.

Prej 13 vjetësh ai arriti të angazhohet në politikë duke aderuar në Partinë Socialiste të Brukselit. Katër vjet më parë ai u zgjodh deputet në kuvendin e kryeqytetit belg duke u bërë shqiptari I parë që përfaqëson në nivel kaq të lartë komunitetin shqiptar. Synimi I tij është bashkimi I të gjithë komunitetit shqiptar në Belgjikë rreth vlerave kombëtare. Dhe për habi edhe të atyre që ishin pesimistë, aid he mbëhstetësit e tij ia kanë arritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendresa Gërlica është gjithashtu modeli më i mirë i femrës shqiptare. E larguar nga Kosova që 3 vjeç, vajza nga Prishtina arriti të arismohet dhe të diplomohet për politikë në Bruksel me statsuin studente ekselente. Por edhe ajo nuk e la aktivitetin e saj në planin personal. Duke aderuar në partinë Socialiste të Bruskelit dhe duke patur si model Ahmet Gjanën, Qendresa është kandidate për në kuvendin komunal të Brukselit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 14 tetor, në Belgjikë zhvillohen zgjedhje por më shumë se kaq do dalin në pah modelet e mira shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Ato modele që jo thjesht na afrojnë me Evropën por na integrojnë aq mirë në të. Dhe të dy gati njëzëri thanë në studio: Shqipëria është e bukur, por politika këtu është aq e egër dhe aq armike aq sa ne nuk kemi takuar deri më sot asnjë politikan shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?