Politikani i parë shqiptar që viziton Ukrainën, i veshur me antiplumb (VIDEO)
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka vizituar Ukrainën. Këtë të mërkurë ai ndodhet në Kiev me ftesë të homologut të tij Stefançuk. Xhaferi është politikani i parë shqiptar që ka shkelur tokën ukrainase, në kohën e luftës.
Në pamjet që kreu i Kuvendit të Maqedonisë ka publikuar në Facebook, ai dallohet teksa lëviz i veshur me antiplumb.
”Sot, me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. I vizitova Irpinin dhe Hostomelin. Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake”,-shkruan në facebook.