Politikani që doli më i lumtur nga Samiti i Berlinit në Tiranë

Gazetarja Esmeralda Mulaj, vlerëson se e vetmja arritje e kryeministrit Edi Rama në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit ishte diplomacia publike.

Për të ky samit nuk prodhoi asgjë konkrete për rajonin, pasi u mbajt nën hijen e luftës mes Hamasit dhe Izraelit dhe të vetmit liderë që u shfaqen të lumtur ishin ata në largim, që nuk do të kenë më asnjë përgjegjësi politike.

“Po të shikoje imazhet e udhëheqësve shikoje tensionin në botë, e kishin në axhendë këtë samit ndaj e bënë. Për ne sigurisht që është gjë e mirë. Kryeministri më i lumtur ishte ai i Holandës, Mark Rutte i cili nuk do të merret më me politikë, është kryeministër i dorëhequr, ai i Spanjës shkon në zgjedhje, Von der Leyen shkon në zgjedhje. Ishin të relaksuar se nuk do të mbajnë përgjegjësi vitin tjetër”, tha gazetarja në emisionin Now në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP