Politikani që kthehet nga puna me autobus

Këto dy ditë po komentohet shumë online fakti që kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj shkoi në punë ditën e parë me autobus. Ka nga ata që thonë se kjo është një shfaqje, të tjerë kanë vlerësim për këtë gjest, edhe pse e dinë që nuk do jetë zakon. Ndërkohë kjo është një foto e Jeremy Corbin, që pretendon të zgjidhet kreu i Laburistëve në Britani. Ai po kthehet nga puna me autobusin e mbrëmjes në Londër. Corbyn e ka kritikuar vazhdimisht kulturën e shpenzimeve të konservatorëve në Angli. Ai njihet për shumën më të vogël të shpenzimeve nga një parlamentar.

SHKARKO APP