Politikat antikorrupsion, Gjonaj takon studentët e punësuar në administratë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar mëngjesin e së mërkurës një takim me studentët e ekselencës që janë punësuar në kuadër të “Paktit Për Universitetin” në ministrinë e Drejtësisë. Sipas ministres Gjonaj, në fokus ishin diskutimet për rregullimin e profesioneve të lira dhe politikave antikorrupsion, si pjesë e punës dhe prioriteteve të ministrisë së Drejtësisë.
“Në takimin e mëngjesit me studentët e ekselencës që kontribuojnë në Ministrinë e Drejtësisë, për Kodifikimin, Rregullimin e Profesioneve të Lira dhe Politikat Antikorrupsion”, tha ministrja Gjonaj.
“Ndamë idetë tona sa i takon “Paktit Për Universitetin” duke theksuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunimin me Fakultetin e Drejtësisë”, shtoi ajo. Punësimi i studentëve ekselentë në administratën shtetërore përbën një premtim të mbajtur të qeverisë në kuadër të “Paktit Për Universitetin”.

KOHA JONË SONDAZH

