Politologu: 8 janari ndau demokratët, nuk bëhen më
Politologu Alban Daci, thotë se ngjarjet e 8 janarit, ku u blindua selia e PD-së, i kanë ndarë përfundimisht demokratët. Për të ajo ngjarje mund të kishte përfunduar më keq nëse ata personat që sulmuan dyert e selisë me vare do të futeshin brenda, ndaj duhet që organet e drejtësisë të mos e lënë me kaq këtë ngjarje.
“Unë nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të kishte ndodhur nëse militantët që sulmonin dyert me vare do të hynin brenda dhe ata që ishin brenda ishin në herë të parë për të mbrojtur veten e në radhë të dytë për të mbrojtur liderin që ishte brenda me ata.
Nuk e mendoj dot se çfarë do të kishte ndodhur nëse do ishin futur brenda ata persona. Dikush pra këtu kemi të bëjmë me vepra penale. Unë mendoj se institucioni i drejtësisë duhet ti shkojë deri në fund kësaj gjëje. Akti i 8 janarit ka ndarë përgjithmonë palët. Ndarjet mes të njëjtit lloj janë më të vështira dhe me më shumë pasoja”,-tha Alban Daci për ”Euronews Albania”.