Politologu Alban Daci: Basha do mbetet i paprekur nga sulmet e drejtësisë

Politologu Alban Daci, mendon se Lulzim Basha do të mbetet i paprekur nga sulmet e drejtësisë për shkak të rrethanave historike që ka.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse Basha nuk do të ishte imun ndaj drejtësisë nuk do e sfidonte Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën në vetting.

“Basha ka rrethanat historike që do të mbijetojë dhe do të mbetet i paprekur në këto ngjarje për shkak të pozicionit të tij, dhe një ndër sfidat që ka Basha është vettingu në politikë, ku tre liderët e tjerë nuk kanë guxim as ta përmendin. Nëse Basha nuk do të ishte imun nuk do të sfidonte treshen tjetër në për Vetting”,-tha ai.

SHKARKO APP